Arbër Pajaziti: Politikanët shqiptarë në ekskursion, shfrytëzojnë rastin për të bërë foto në Amerikë
Kryetari i i degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka vlerësuar se politikanët shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva që kanë shkuar në Amerikë nuk kanë kredibilitet për të përfaqësuar shqiptarët dhe se udhëtimi i tyre është vetëm një ekskursion dhe mundësi për të bërë fotografi.
Pajaziti po ashtu thekson se udhëtimi financohet nga 50 mijë euro të dhuruara nga qeveria e Kosovës për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KSHK) për, siç thotë ai, “lobimin dhe ngritjen e çështjes së Luginës”.
“Por, është për analizë kush po dëshiron ta ngris çështjen shqiptare. Ata që për 20 vjet qeverisje nuk kanë lënë të zezë pa i bërë këtij vendi, duke e vjedhur, përçarë, zhvatur e nëpërkëmbur. Ata që janë përgjegjësit krysorë për gjendjen në të cilën është Lugina. Për kë të lobohet? Për ata që janë Gjermani. pyet Pajaziti.
Bujanoci tashmë kanë shkruar se kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD), Shaip Kamberi, funksionarja e kësaj partie, Ardita Sinani dhe kryetarja e Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH) , Ragmi Mustafa, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pajaziti tregon se përfaqësuesi i vetëm institucional i shqiptarëve në atë delegacion është Nagip Arifi, ndërsa tre përfaqësuesit tjerë janë humbësit e disa zgjedhjeve rresht.
Ai ka theksuar se në delegacion nuk ka pasur përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
“Ekskurzioni i fulluar me fotot para hotelit, do të përfundoje me një album më shumë në arkivin e tyre personal” thotë Pajaziti.
Kujtojme se Arber Pajaziti eshte politikane i pare qe po komenton viziten e tyre ne Amerike.