Lajme

Ardita Sinani “Zoti e bekoftë Amerikën”

Ardita Sinani se bashku me Ragmi Mustafen, Shaip Kamberin dhe Nagip Arifi kane vizituar Ameriken.

Nga atje per disa dite neper rrjetin social facebook kemi pare foto me takime te ndryshme qe i publikonin ne profilet e tyre. Si duket vizites se tyre i ka ardhur fundi dhe tani me gjithcka ka perfunduar dhe delegacioni nga Lugina po rikthehet ne shtepite e tyre.

Ardita Sinani se fundmi ka falenderuar te gjithe qe mundesuan viziten ne Amerike duke e permbyllur me thenjen “God bless America” ose ne shqip “Zoti e bekoftë Amerikën”

Teksti i plotë i Ardita Sinanit ne facebook.

“Si Luginë, si Preshevë, nuk jemi pa miq. Nuk jemi të izoluar. Nuk jemi të pabashkërenduar me kryeqendrat e kombit dhe me adresat e aleatëve të shqiptarëve
Këtë e dëshmoj edhe vizita jonë dhe takimet me nivelet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të dinamizimit të ndërkombëtarizimit të çështjes së Luginës së Preshevës.
Ato nuk do të realizoheshin pa përkrahjen dhe përkushtimin e shumë kontribuesve dhe miqve të Luginës së Preshevës.
Pa mbështetjen financiare të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z.Albin Kurti.
Pa mbështetjen politike të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë.
Pa organizimin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me z. Joseph dhe znj.Shirley DioGuardi.
E natyrisht, pa të palodhshmin për interesat e Luginës së Preshevës, z.Faton Bislimi.
Falenderime nga zemra.
God Bless USA.” ka shkruar Ardita Sinani ne profilin e saj zyrtar ne facebook.

Related Articles

Back to top button