Lajme

Arrestohet personi i cili raportoi rrejshëm për vendosjen e bombës në shkollën në Tërnoc

Policia arrestoi Z.K. nga Bujanoci për shkak të dyshimit se ka raportuar rrejshëm për vendosjen e bombës në shkollën Muharrem Kadriu në fshatin Tërnoc, ku dje janë anuluar zgjedhjet parlamentare.

“Pjesëtarët e MPB-së, stacioni policor nëa Bujanoc, kanë arrestuar Z.K. nga Bujanoci për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale të shkaktimit të panikut dhe çrregullimit.
Z.K. rreth orës 9.40 të mëngjesit të djeshëm ka telefonuar me telefon në shkollën fillore Muharem Kadriu në fshatin Tërnoc dhe raportoi se një bombë ishte vendosur në atë shkollë.
Nga kontrolli i policisë konstatohet se bëhet fjalë për kallëzim të rremë për bombën e vendosur dhe se policia kanë identifikuar me shpejtësi autorin e këtij krimi dhe
kanë arrestuar.
Z.K. i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente.

Related Articles

Back to top button