Lajme
Austria heq vaksinimin e detyrueshëm: “Kushtet po ndryshojnë”
Austria do të heqë vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid 19, njoftoi ministri i Shëndetësisë i atij vendi, Johannes Rauch.
Rauch tha se vaksinimi i detyrueshëm u fut “në kushte të ndryshme nga ato që kemi sot”, pra kur varianti delta ishte dominues.
“Ajo u vendos në atë kohë me një shumicë të qartë. Por Omicron ndryshoi rregullat”, tha ministri austriak.
Ai shtoi se njerëzit që në thelb janë të gatshëm të vaksinohen tani janë “më të vështirë të binden për nevojën për vaksinim”.
Rauch iu referua gjithashtu raportit të fundit të Komisionit të Vaksinimit, i cili arriti në përfundimin në maj se vaksinimi i detyrueshëm “nuk është i nevojshëm”.