Bankat fillojnë shtrejtimin e tarifave për mbajtjen e llogarive si dhe tërheqjen e parave në bankomat
Këto ditë disa banka po informojnë klientët e tyre për rritjen e tarifave, para së gjithash për pagesat.
Banka Kombëtare e Serbisë (NBS) thekson se të ardhurat e bankave nga tarifat janë rritur krahasuar me vitin e kaluar dhe paralajmëron bankat se fitimet janë afatshkurtre dhe mund të ndikojnë negativisht në biznesin e tyre duke sjell edhe largime të klientëve në afat të gjatë.
Inflacioni trokiti në dyert e bankave dhe bankat trokitën në dyert e klientëve me mesazhin se po vijnë tarifat më të shtrenjta për mbajtjen e llogarive, për njoftimet e çeqeve dhe komisionet për tërheqjen e parave në bankomat, raporton RTS.
Bankierët thonë se kriza globale ka rrezikuar edhe biznesin e tyre.
Shoqata e bankave në Serbi theksojnë se është rritur çmimi i hapësirës me qira, si dhe pagat e disa ekspertëve që janë specialistë në mirëmbajtjen e sistemeve komplekse informative.
Banka Popullore e Serbisë thotë se do të monitorojë nëse bankat respektojnë dispozitat e kontratave të lidhura me klientët, si dhe nëse ato funksionojnë në përputhje me rregulloret.
Si institucion përgjegjës për ruajtjen e stabilitetit, Banka Popullore nuk do të lejojë që në asnjë mënyrë të cenohet stabiliteti i arritur financiar dhe të rrezikohet sistemi i kursimeve në vend, njofton BKS.
Ata thonë se do të vazhdojnë t’ua lehtësojnë klientëve kalimin nga banka në bankë nëse dëshirojnë.
Sipas ligjit, klientët duhet të informohen në kohën e duhur dhe të kenë një zgjedhje.
Nga viti 2019, Banka Popullore publikon tarifat krahasuese për të gjitha shërbimet e pagesave.
Ato po bëhen një kriter gjithnjë e më i rëndësishëm për zgjedhjen e një banke, sepse nuk ka dallime të konsiderueshme në normat e interesit të kredive.