Lajme

Bashkatdhetarët nga Zvicra dhurojnë 5000 franga bibliotekës në Bujanoc

Asociacioni Qytetar Bujanoci nga Cyrihu dhuroi 5000 franga zvicerane për bibliotekën e qytetit të Bujanocit “14 Nëntori” për renovimin dhe pajisjen e sallës së leximit, percjell Presheva.AL

Siç njofton drejtori i bibliotekës Ekrem Xhemaili me këtë donacion përveç rinovimit të sallës së leximit, është bërë edhe një kënd për lexuesit më të vegjël në moshë.

“Janë të gjitha kushtet për qytetarët që duan të vijnë të lexojnë. Brenda sallës së leximit është krijuar një kënd për fëmijët që edhe më të vegjlit të shijojnë librat e tyre të preferuar” thotë drejtori.

Related Articles

Back to top button