BE NDALON NAFTËN DHE BENZINËN ?! Deputetët kërkojnë shitjen vetëm të makinave elektrike
Deputetët votuan për të ndaluar shitjen e makinave të reja me motorë benzinë dhe naftë nga viti 2035.
Deputetët votuan për të ndaluar shitjen e makinave të reja me motorë benzinë dhe naftë nga viti 2035. Edhe pse ligji i ri ende nuk është miratuar plotësisht, pritet që në atë mënyrë të përshpejtohet kalimi në vetura elektrike në territorin e Bashkimit Evropian.
Eurodeputetët thuhet se kanë mbështetur një iniciativë për të reduktuar emetimet e gazeve serrë me 55 për qind deri në vitin 2030, krahasuar me emetimet e vitit 1990. Kjo nënkupton reduktimin e emetimit të këtyre gazrave nga industria, energjia dhe sektori i transportit.
Komisioni Evropian më parë kërkoi një reduktim 100 për qind të emetimeve të CO2 (dioksidit të karbonit) nga makinat e reja deri në vitin 2035. Kjo do ta bënte të pamundur shitjen e automjeteve që përdorin lëndë djegëse fosile, dhe ndërkohë, propozimet për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit me 90 për qind pas vitit 2035 u refuzuan.
Ligji ende nuk është respektuar dhe nuk është përfundimtar. Votimi vetëm konfirmoi qëndrimin e shumicës së parlamentit për negociatat e ardhshme me anëtarët e Bashkimit Evropian për ligjin përfundimtar.