Çim Peka: Gazetarët në Kosovë ose janë të shitur ose s’kanë lidhje me analizën politike
Shkruan: Çim Peka
Shpejtesia me te cilen po infektohen me “virusin Rama” gazetaret ne Kosove, eshte shqetesuese per ata e jo per Osmanin e Kurtin.
Te gatshem per te sulmuar dyshen Osmani-Kurti per gjithcka, kane filluar ti varin shpresat tek Edi Rama pasi dyshja e opozites ne Kosove nuk po i bind ata se mund ta rrezojne Kurtin shpejt.
Ja cfare thone:
Rama ka me stil se Kurti e Osmani.
Rama i sfidon Kurtin e Osmanin me prezence.
Rama merr vemendjen e liderve te Ballkanit dhe Brukselit me shume se Osmani e Kurti.
Ja cfare nuk thone:
Rama vertete mund ti sherbeje interesave te Vucic qe te lere ne hije Osmanin e Kurtin, por kjo nuk eshte problem per nje pjese te gazetareve ne Kosove. Me rendesi per ta eshte qe Rama bie me shume ne sy se Osmani e Kurti.
Rama ka stil ne veshje me thoshte njeri prej tyre, qe sa here e kam pas perballe ne debat e kam pare me te njejtin kostum te zi, saqe isha ne dileme: Jam ne ritransmetim, apo ky gazetar ngjyren e kostumit e pershtat me mendimin e zi qe artikulon kunder kujdo qe nuk mendon si Rama. Si Vucic ne fakt, pasi te dy mendojne njelloj.
Ja cfare nuk kuptojne:
Ramen nuk e mban ne pushtet stili ne veshje o qyqar, e mban gadishmeria e tij qe te shes cdo interes kombetar, mjafton qe nderkombetaret te mbyllin syte para regjimit te tij e te sulmojne opoziten qe ta bejne me te lehte pushtetin per Ramen.
Mbajeni nen presion Osmanin e Kurtin qe te japin me te miren per Kosoven, por mos i varni shpresat tek stili ne veshje i Rames qe do ti mund.
Rama tha se genocidi serb ne Kosove eshte sherr banal ballkanas e duhet harruar, por ju nuk ju ben pershtypje pasi shikoni sa me stil vishet.
Keq me vjen, por ose nuk keni lidhje me analizen politike ose jeni disa mjeran te shitur!