Ekipet e rrymës në Bujanoc fillojnë t’ia këpusin rrymën borxhlinjëve
Ekipet e Distribucionit të Bujanocit këtë javë kanë filluar me ndërprerjen e rrymës për debitorët më të mëdhenj. Rreth 150 konsumatorë janë planifikuar të përjashtohen.
Së pari, konsumatorët që kanë borxh miliona mbesin pa rrymë, pastaj debitorët me borxh mbi 300.000 dinarë.
Paralajmërimet e fundit u janë dërguar debitorëve paraprakisht.
“Që nga mëngjesi i sotëm gojarisht janë njoftuar qytetarët me borxh deri në 200.000 dinarë, ndonëse paralajmërim me shkrim para dëbimit është dërguar më herët, por shumica prej tyre nuk i kushtojnë rëndësi kësaj. Thonë se nuk kanë marrë paralajmërim” tha për portalin Bujanovaçke një bashkëbisedues nga distribucioni.
Nga ky vendim pritet që të përjashtohen 150 persona dhe ky aksion do të zgjas deri në zbatimin e tij.
Dy ekipe janë duke bërë shkyçje dhe efekti ditor i njërit është shkyçja nga rrjeti deri në tetë debitorë.
Deri më tani, nuk ka pasur raste kur ndihma e policisë është e nevojshme.