Lajme

Gjykata serbe vendos në favor të Kamberit!

Kryetari i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, për 13 vota, nuk arriti të fitojë një ulëse në kuvendin e Serbisë, duke marrë 598 vota nga 611, sa i duheshin.

Por, zgjedhjet në Tërnoc të Preshevës do të mbahen sërish, pas ankesës nga ana e Kamberit.
“Po, do të përsëriten, sot ka vendosur Gjykata Administrative, duke aprovuar ankesën tonë”, është shprehur Kamberi.

Derisa Kamberi shtoi se nesër do të vendosë Komisioni Republikan se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Kjo do të jetë hera e katërt që do të mbahen zgjedhjet në këtë komunë të Preshevës.

Related Articles

Back to top button