Kabineti i Ardita Sinanit pas dy muajve ia kthenë llaptopët komunës
Kur u shkarkua nga pozita e kryetares Ardita Sinani, automatikisht u largua se bashku me kabinetin e saj, por qe me vete moren edhe llaptopet qe i kishin blere gjate qeverisjes se tyre.
Pas dy muajve ne gjendje jo te mire iu jane kthyer komunes llaptopet e blere nga qeverisja e kaluar. Lajmin per kthimin e tyre e ka bere te diutr shefi i kabinetitit te kryetarit, Visar Mehmeti.
“U deshën më shumë se dy muaj, që laptopët e blerë nga Kabineti i Ardita Sinanit, t’i kthejnë në komunë, edhe atë me ndërhyerjen organeve të policisë.
Këtë fenomen e kam paraqitur me të kthyer në Kabinet, por u deshën më shumë se dy muaj, që laptopët e plaçkitur të kthehen në komunë.
Për fat të keq ka dhe laptopë që janë të dëmtuar mekanikisht dhe që nuk punojnë fare, pavarësisht që të njejtit janë blerë me para publike dhe çmime enorme, me mbi 1 mijë Euro për një laptop.
Ky fakt pasqyron më së miri mentalitetin korruptiv të Partisë për Veprim Demokratik.” ka shkruar Memeti.