Lajme
Kaprolli filmohet afër fshatit Tërrnavë – VIDEO

Një kaproll është filmuar diku në malet afër fshatit Tërrnavë, përcjell Presheva.AL
Video e shkurtër e publikuar në rrjetet sociale nga Afrim Abdullahu, banorë i fshatit Tërrnavë, tregon kaprollin shumë afër shtëpive të fshatit, teksa qëndron duke shikuar në drejtim të kamerës. Personi që e ka filmuar ka vendosur të mos e tregojë vendin e saktë, nga frika se mund të vë në rrezik kaprollin për shkak të gjuetisë së paligjshme.
Muaj më parë në Preshevë dolën dhe video ku shiheshin kafshë si arusha dhe derrat e egër.
Pamjet janë thjesht fantastike, dhe diçka e rrallë për faunën e Preshevës.