Kërkohet kthimi i maskave
Vjenë – Për shkak të valës së re verore të infektimeve me koronavirus, shumica e austrisë do të dëshironin të riktheheshin në mbajtjen e maskave në vende publike.
Prej ditësh në Austri janë regjistruar nga 7,000 deri në 9,000 infeksione të reja dhe parashikohet që ky numër të vazhdojë të rritet.
Një sondazh i opinionit publik nga Instituti OGM tregon se 55 për qind e austriakëve do të mbështesin kthimin e detyrimit për të veshur maska FFP2 në vende publike, si supermarkete, institucione dhe transport publik.
Në anën tjetër, 40 për qind janë kundër, ndërsa pesë për qind nuk kanë dashur të komentojnë për këtë temë.
Shumica e mbështetësve të kthimit të detyrimit për të mbajtur maska janë te personat mbi 50 vjeç, pasi në atë grupmoshë, 66% duan të kthejnë maskat.
Vetëm 47 për qind e atyre nën moshën 30 vjeç e dëshirojnë këtë.
Kur bëhet fjalë për partitë, 84 për qind e votuesve do të mbështesnin kthimin e maskave, dhe më pak mbështetje për maskat është në mesin e mbështetësve të Partisë së Lirisë (FPO) me vetëm 20 për qind.
Për shkak të valës së re të koronës, kaosi në linjën ajrore kombëtare AUA, e cila u detyrua të anulojë fluturimet për shkak të sëmundjes së një numri të madh të ekuipazhit të fluturimit.