Lajme

Kjo ishte femra e parë me fakultet në Gjilan

Sebahat Mahmut ishte femra e parë me fakultet në Gjilan.

Sipas kronistit të Gjilanit, mjekut Shevqet Mehmet, ajo ka lindur në Ohër të Maqedonisë, ku ka kryer shkollimin fillor dhe të mesëm.

Fakultetin e orientalistikës e ka kryer në Beograd, në vitin 1954.

Eshtë martuar me mr.ph. Mahmud Mahmudin, djalin e Haki efendiut në Gjilan, me të cilin kishte dy fëmijë.

Deri në vitin 1964 ishte mësimdhënëse në Gjilan dhe pastaj shpërngulet në Prishtinë, ku deri në pension punon profesoreshë e orientalistikës në Universitetin e këtushëm.

Related Articles

Back to top button