Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ia refuzon ankesën Shaip Kamberit, tash vendos gjykata për zgjedhjet në Tërnoc
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) të enjten mbrëma hodhi poshtë kundërshtimin e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, i cili kërkonte anulimin e zgjedhjeve parlamentare në Tërnoc të Madh, të mbajtura më 27 maj.
Koalicioni shqiptar ka paraqitur kundërshtim kundër vendimit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Bujanoc, i cili po ashtu ka refuzuar kërkesën për anulimin e zgjedhjeve të 2 qershorit.
Koalicioni paraprakisht kishte njoftuar se lufta për anulimin e zgjedhjeve, pra rivotimin, do të zhvillohet sërish para Gjykatës Administrative, në rast se KQZ-ja konfirmon vendimin e KKZ-së.
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka 72 orë kohë për të bërë ankim në Gjykatën Administrative.
Në zgjedhjet e 27 majit në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Madh, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 12 vota më pak se 610 vota të nevojshme për mandatin deputet.
Këto ishin zgjedhjet e treta në atë qendër votimi në më pak se dy muaj.
Zgjedhjet e 3 prillit u anuluan pas ankesës së koalicionit shqiptar në Gjykatën Administrative dhe zgjedhjet e përsëritura të 28 prillit u anuluan pas ankesës së Partisë Socialiste të Serbisë (SPS).