Lajme
Komisioni Republikan Zgjedhor sot vendos për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc
Çfarë do të bëhet me kërkesën për rivotim në zgjedhjet parlamentare në Tërnoc të Bujanocit?
Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) ka publikuar procesverbalin e mbledhjes së mbajtur nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc lidhur me rivotimin për zgjedhjet parlamentare më 27 maj 2022.
Sipas dokumentit të publikuar nga KRZ është kërkuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor edhe shqyrtimi i anulimit të procesit të zgjedhjeve parlamentare në vendvotimin numër 6 në Tërnoc të Bujanocit.
Sot pritet vendimi përfundimtarë nga Komisioni Republikan Zgjedhor lidhur me ankesat nga lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”.