Komuna e Preshevës me kërkesë për zgjidhjen e problemeve për studentët e Preshevës që studijojnë në Maqedoni
Zëvendës kryetari i komunës, Almin Shaqiri dhe koordinatorja e Zyrës për të Rinj, Egzona Hajrullahu, së bashku me përfaqësuesin e USLPM Shuajb Rashiti, u mirëpriten në takim nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, z.Jeton Shaqiri.
Diskutimi u përqëndrua në çështjet dhe kërkesat e studentëve të Luginës së Preshevës që studiojnë në Maqedoni, për të cilat kërkuan zgjidhje konkrete, siç janë:
Uljen e tarifave semestrale në universitetet publike;
Uljen e pagesës mujore në konviktet shtetërore;
Njohjen e diplomave nga Medreseja e Preshevës;
Praktika profesionale për studentët tanë në
institucionet publike në RMV dhe
Bursa studentore për studentët e Luginës.
Ministri Shaqiri ofroi gjithë mbështjetjen për përmirësimin e situatës para se të fillojë viti i ri akademik.
Komuna e Preshevës do të vazhdojë të angazhohet në këtë proces deri në një zgjidhje të kërkesave.