Ky është denimi nëse kapeni duke ndezur zjarr
Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta rritet rreziku nga shpërthimi i zjarrit, për këtë arsye të gjithë qytetarët duhet të kenë kujdes, veçanërisht prodhuesit bujqësorë, që të mos digjen kashtë dhe të ruajnë siç duhet lëngjet e ndezshme.
Në Serbi djegia e kulturave të vogla, mbeturinave dhe mbetjeve bimore është e ndaluar me Ligjin për mbrojtjen nga zjarri (neni 50).
Gjithashtu, është e ndaluar ndezja e zjarrit në pyll dhe në një distancë prej 200 metrash nga buza e pyllit, përveç në vende të caktuara, të shënuara dukshëm.
Personi që shkakton zjarrë është i detyruar t’i kompensojë njësisë së zjarrë-fikësve shpenzimet e ndërhyrjes, në përputhje me një rregullore të veçantë.
Nëse konstatohet se mbetjet e bimëve janë djegur në njësinë bujqësore, ekonomia humbet të drejtën e fondeve stimuluese në bujqësi, për një periudhë trevjeçare.