Lajme

Ky është denimi që ju pret nëse kaloni semaforin në të kuqen

Venia ne funksion e semaforeve eshte bere nga dita e enjte mbasdite.

Shumë shoferë duhet ti permbahen rregullave te semaforit nese kalojne ne rrugen 15 nentori ne Presheve, shkruan Presheva.AL

Por çka ndodh nese kaloni ne ngjyren e kuqe, cfare denimi ju pret nese ne ato momente ju sheh policia rrugore?

Nese kaloni te kuqen do të gjobiteni nga 20.000 deri në 40.000 dinarë dhe do të ju hiqen gjashtë pikë dhe të paktën tre muaj do të ju ndalohet vozitja, përveç nëse e shfrytëzojmë të drejtën e një marrëveshje me gjykatësin, kështu që në vend të tre muajve, na ndalojnë vetëm për një muaj.

Me ligj kalimi i semaforit në dritën e verdhë është njësoj si kalimi i semaforit në dritën e kuqe, sepse rregullorja thotë se drita e verdhë në semafor nënkupton kalim të ndaluar, me përjashtim të rastit kur mjeti nuk mund të ndalet i sigurt para shenjës së caktuar.

Pra, ju jeni fajtorë, përveç nëse situata ishte e tillë që frenimi i papritur të shkaktonte një aksident trafiku ose rrezik përplasjeje dhe dënimi vlen njejtë si për të kuqen.

Related Articles

Back to top button