Lajme

Lajçak kërkon takim mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, tha se po punohet për organizimin e një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në prag të pushimeve verore në Bruksel.

“Jemi duke punuar për një takim mes dy liderëve, kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Do të doja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel” ka thënë Lajçak sot në Prishtinë.

Lajçak përsëriti se Kosova e ka pranuar obligimin që lidhet me Bashkimin e Komunave Serbe (ASM) me ratifikimin e marrëveshjes në parlament dhe se parimi i së drejtës ndërkombëtare duhet të pajtohet dhe zbatohet.

Ai paraprakisht është takuar me Kurtin, ndërsa në një konferencë për media ka bërë të ditur se takimi i radhës i negociatorëve kryesorë do të jetë në korrik.

I dërguari i BE-së tha se “ka një sërë dokumentesh që po diskutohen tani.”

Related Articles

Back to top button