Mbi 100 artikuj shtrenjtohen për një ditë
Çmimet e larta të produkteve ushqimore janë bërë të paarritshme për shumicën e qytetarëve në Maqedonin e Veriut. Ata thonë se çdo ditë shohin çmime të reja të artikujve nëpër markete.
Vetëm dje mbi 100 produkte në Maqedonine e Veriut janë “gdhirë” me çmime më të larta. Sipas tyre marzha e vendosur për produktet bazë nuk vërehet aspak ngaqë produktet e tjera kanë arritur dyfishin e çmimit, posaçërisht prodhimet e mishit dhe detergjentet.
Përfaqësuesit e rrjeteve të marketeve thonë se këto çmime diktohen nga prodhuesit dhe shpërndarësit. Nga ana tjetër qytetarët thonë se kanë mbetur në mëshirë të fatit duke humbur besimin në organet mbikëqyrëse për mbrojtën e konsumatorit si dhe në institucionet kompetente për stabilitetin ekonomik. Për të përballuar inflacionin qytetarët kërkojnë rritje të pagave.