Lajme

Mungon vetëm Kurti, Edi Rama publikon një fotografi me ‘kolegët’ pas samitit për Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar foton familjare nga Samiti i Ballkanit të Hapur që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, në këtë foto mungon vetëm një zyrtar i Republikës së Kosovës.

Në samit morën pjesë tri shtetet anëtare të kësaj iniciative: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Si vëshguese ishin të thirrura edhe Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Nisma, sipas organizatorëve të saj, synon vendosjen e lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve në rajon.

Por, Kosova refuzon t’i bashkohet nismës në radhë të parë për shkak të qasjes së Serbisë e cila nuk e njeh pavarësinë e saj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e refuzoi ftesën e kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në takim. Ai shkroi në një letër se Kosova është e angazhuar në Procesin e Berlinit, që u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në vitin 2020 dhe u mbështet nga Bashkimi Evropian. Kryeministri Kurti theksonte më tej se “Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajon, dhe që mohon vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”.

Rama shprehu kënaqësinë që Abazoviq iu bashkua zyrtarisht nismës së “Ballkanit të Hapur”. Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një foto të takimit në Ohër me homologun malazez Dritan Abazoviq dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Chris Hill.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.

Related Articles

Back to top button