Lajme

Nagipi, Ragmiu, Ardita dhe Shaipi në vizitë në Amerikë diskutojnë problemet e Luginës

“Çështja e Luginës së Preshevës tani do të ngrihet në Kombet e Bashkuara”, thuhet në një mesazh nga takimi i përfaqësuesve politikë shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva me ambasadorin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Ferit Hoxha, në Nju Jork.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), Ragmi Mustafa, kanë udhëtuar për në selinë e OKB-së.

Javën e kaluar, Shqipëria mori për herë të parë presidencën njëmujore të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pas takimit me Hoxhën të dielën, Nagip Arifi bëri të ditur se e ka informuar ambasadorin për “situatën politike në Luginë dhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Serbi”.

“Çështja e Luginës së Preshevës tani do të shtrohet në Kombet e Bashkuara. Përfshirja e Luginës së Preshevës në organizatën më gjithëpërfshirëse ndërkombëtare është jashtëzakonisht e rëndësishme për zbulimin e së vërtetës së gjendjes dhe pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Ardita Sinani.

Siç mësojmë, delegacioni nga Presheva dhe Bujanoci do të ketë takime edhe me përfaqësues të administratës amerikane dhe diasporës shqiptare në Amerikë.

Related Articles

Back to top button