Në Austri produktet ushqimore janë bërë dukshëm më të shtrenjta muajt e fundit
Në Austri, produktet ushqimore janë bërë dukshëm më të shtrenjta muajt e fundit, kështu që lloji më i lirë i miellit është bërë më i shtrenjtë, deri në 127 për qind në krahasim vjetor, sipas një sondazhi të Dhomës së Punës (AK).
Nëse dëshironi të piqni një tortë, do t’ju duhet të fusni dorën në portofolin tuaj shumë më thellë për përbërës të caktuar sesa ishte rasti i vitit të kaluar.
Kështu, çmimi i kilogramit të miellit më të lirë është rritur nga 0.41 euro sa ka kushtuar vitin e kaluar në 0.92 euro aktual.
Kjo është një rritje e çmimit prej gati 127 për qind”, theksoi mbrojtësja e konsumatorëve të AK Gabriela Zgubiq.
Hulumtimi i AK-së tregon se çmimi i një kilogrami gjalpë më të lirë është rritur nga 5.67 euro në 9.96 euro, që është një rritje prej gati 76 për qind.
“Problemi i madh, përveç rritjes së çmimeve, është se shpeshherë nuk ka produkte më të lira nëpër dyqane, kështu që konsumatorët duhet të blejnë produkte më të shtrenjta”, sqaroi ajo.
AK ka mirëpritur masat e paralajmëruara për lehtësimin e barrës së qytetarëve, por mendon se qeveria duhet të marrë vendim për uljen e përkohshme të TVSH-së për produktet ushqimore.