Lajme
Në Tabanoc kapet drogë në vlerë prej 15 mijë euro
Autoritetet kufitare të vendkalimit kufitar Tabanoc (Maqedoni veriore-Serbi) në bashkëpunim me ekipin mobil të Drejtorisë doganore, në vendkalimin kufitar “Tabanoc” në hyrje të shtetit kanë privuar nga liria A.G.(40), T.D. (39), të dy nga Shkupi dhe A.B. (36) nga Tetova, thuhet nga Policia.
Polica ka ndaluar një veturë të tipit “BMW” me targa holandeze, i drejtuar nga T.D., të cilen po e drejtonin A.G. dhe A.B.
Gjatë kontrollit janë gjetur 3 pako me gjithsej 204 gram kokainë, të destinuara për shitje rrugore ku kapte vlerën rreth 15 mijë euro, 1 pako hashash, tre pako marihuanë dhe përzierje duhan me hashash. Personat janë ndaluar në stacionin policor në SPB Kumanovë.