Lajme
Nesër pa rrymë e gjithë Presheva

EPS ka njoftuar se gjatë ditës së dieli e gjithë komuna e Preshevës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, percjell Presheva.AL
Sipas EPS-it ndërprerja e energjisë elektrike do të jete të dielën më 26 qershor 2022 në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 10:30, shkruan Presheva.AL
Kjo ndërprerje e rrymës bëhet për shkak të punimeve në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në Preshevë.
Në të njejtën ditë nga ora 10:00 deri në orën 10:30 ndërprerje e rrymës do të ketë edhe në qytetin e Bujanocit.