Lajme

Njoftim nga Moravica: Rikthehet furnizimi me ujë në Preshevë

Njoftim,

Të nderuar qytetar, ju njoftojmë se dje për shkak të punimeve në gypin magjistral i cili e sjell ujin nga stacioni i pompimit në Zhunicë deri tek rezervuari “Kroni i Keq” ka pas ndërprerje të furnizimit me ujë.
Punimet janë kryer nga ana e punëkryerësit “Poslovnost” i cili ka qenë kontraktues në realizimin e projektit “Ndërtimi i gypit të ri shtytës nga stacioni i pompimit “Zhunicë” deri te rezervuari “Kroni i Keq” në Komunën e Preshevës, të financuar nga ambasada Norvegjeze dhe Komuna e Preshevës. Gjatë realizimit të projektit është bërë lëshimi i vendosjes së ventilit në gypin e vjetër magjistral e cila ka sjell probleme në shtëpitë përreth rezervuarit “Kroni Keq”.
Pas vendosjes së ventilit është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm në pjesën e qytetit i cili furnizohet nga ky rrjet.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Shërbimi i Sektorit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Related Articles

Back to top button