Njoftim nga shkolla Ibrahim Kelmendi për nxënësit dhe prindërit
Provimi përfundimtar mbahet në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë.
Nxënësit duhet të hyjnë në shkollën e gjimnazit ka hyrja e pasme.
Provimi përfundimtar mbahet më 27,28 dhe 29 qershor me fillim në ora 9:00.
Provimit përfundimtar i nënshtrohen të gjithë nxënësit e klasës së tetë
Provimi përfundimtar mbahet tre ditë :
ditën e parë më 27 qershor(e Hënë)mbahet provimi i gjuhës shqipe,
ditën e dytë më 28 qershor(e Martë) provimi nga matematika dhe
më 29 qershor(e Mërkurë)testi i kombinuar.
Nxënësit janë të obliguar që para nënshtrimit të provimeve të kontrollojnë saktësinë e të dhënave të tyrë (të dhënat personale dhe notat gjatë shkollimit) bashkë me kujdestarët e klasës
Nxënësit janë të obliguar që ditëve të provimit të vijnë në shkollë ora 8:00 datë 27,28 dhe 29 Qershor.
Në provimin e gjuhës shqipe dhe testit të kombinuar nxënësit janë të obliguar që me vete të marrin librezën me fotografi të verifikuar dhe shifrën përkatëse të shënuar në librezë, lapsin grafit,dhe gomën
Në provimin e matematikës nxënësit janë të obliguar që me vete të marrin librezën me fotografi të verifikuar dhe shifrën përkatëse të shënuar në librezë, lapsin grafit, gomën, vizoren, trekëndëshin dhe kompasin
Gjatë mbajtjes së provimit,në asnjë rastë nuk lejohet telefoni mobil, kalkulatori, fletore, copë letre, dhe asnjë tjetër materjal që nuk hynë në listën e lejuar të lartpërmendur
Gjatë mbajtjes së provimit nuk lejohet biseda me shokun/shoqen
Nxënësve nuk u lejohet të lëshojnë hapësirën ku mbahet provimi para orës 9:45, dhe prej 10:45 deri 11:00
Nxënësit mund të largohen nga provimi në rast të mosrespektimit të rregullave dhe udhëzimit të arsimtarëve kujdestarë.
Nxënësit që largohen nga provimi përfundimtar marrin 0 pikë në atë test
Prindërve (kujdestarëve) të fëmijëve nuk u lejohet të jënë në shkollë gjatë mbajtjes së provimeve (vetëm me miratim të veçantë)
Në rast të ndonjë pengese të paparashikueshme, e cila pengon nxënësin të i nënshtrohet provimeve, prindi është i obliguar që të lajmërojë kujdestarit të klasës deri ora 8:00 të ditës së provimit
Pas lajmërimit të rezultateve, nxënësit kanë të drejtë ankese bashk me prindin, ankesë e cila i drejtohet komisionit shkollor (në rast se ndihen të dëmtuar)
Luten prindërit (kujdëstarët) që:
Të kujdesen që femijët të marrin me vete mjetet e nevojshme (të lartpërmendura) për punë dhe librezen e nxënësit
Të jenë të informuar për ndryshimin e rregullores rreth programit të provimit përfundimtar në sistemin fillor të arsimit dhe edukimit, në të cilën është paraparë që vlera maksimale e pikëve të provimeve të jetë 40 dhe nxënësi nga provimi i gjuhës shqipe mund të fitojë maksimum 13 pikë, poashtu edhe matematikë 13, kurse në testin e kombinuar maksimum 14 pikë.
Për çdo provim nxënësi zgjidh 20 detyra.
Në bazë të rregullores, një detyrë e zgjidhur në tërësi llogaritet 1 pikë, kurse pjesërisht e zgjidhur llogaritet 0.5 pikë.
Pikët të cilat nxënësi i fiton gjatë zgjidhjes së detyrave të provimit llogariten ashtu që numri total i pikëve të fituar (për provim) shumëzohet me këto koeficiente:
1. për gjuhë shqipe dhe matematikë pikët shumëzohen me koeficinet 0.65
2. pikët e testit të kombinuar shumëzohen me koeficinet 0.70
Kjo dmth që nëse nxēnësi i cili ka psh.17 pikë në testin e Gj.shqipe,kur përpjestohet me 0.65, i bie qê në testin e lartēpërmendur t’i ket realizuar gjithsësej 11.05 pikë ne test.
Ju informojmë që përcjelljen e rezultateve të testeve mundë ta bëni në portalin e Ministris se Arsimit www.Mojasrednjaskola.gov.rs
Për shkak të pasqyrimit më preciz të pikëve të arritura gjatë provimit, çdo nxënësit do i shfaqen 2 lista të dhënave – rezultati i testit dhe pikët e fituara nga testi (pikët e llogaritura me koeficient)
Drejtoria e shkollës fillore “prof Ibrahim Kelmendi” ju dëshiron suksese të gjithë nxënësve që i nënshtrohen provimit përfundimtar.