Lajme

Paralajmërim i ri nga RHMZ: Priten reshje shiu me bubullima, breshër dhe stuhi

Sot në Preshevë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me shi gjatë ditës.

Nga mesi i ditës do të ketë reshje të shkurtra shiu ose reshje shiu me bubullimë në disa vende.

Temperatura më e ulët do të jetë nga 13 deri në 18 gradë, ndërsa më e larta nga 22 deri në 25 gradë.

Për shkak të stuhive të pritshme, RHMZ ka vendosur alarmin meteorologjik në disa pjesë të caktuara të Serbisë.

Instituti Hidrometeorologjik Republikan ka dhënë një paralajmërim të ri për periudhën nga data 7 deri më 10 qershor.

Përkatësisht priten reshje shiu dhe bubullima, të cilat do të përcillen lokalisht me breshër, erë të fortë dhe sasi të reshjeve më të mëdha se 20 milimetra për një kohë të shkurtër.

Të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot i thatë në pjesën më të madhe me intervale me diell, ndërsa vetëm në zonat kodrinore dhe malore priten reshje shiu dhe lokale me bubullima.

Related Articles

Back to top button