PRESHEVA BËHET ME MURAL 3D, grerëza zbukuron objektin e vjetër 100 vjeçar
Arti 3D është një lloj arti e pikturuar ose vizatuar në një mënyrë specifike, që krijon një iluzion optik që mashtron mendjen të besojë se veprat e artit 2d që ata shikojnë të duket tre dimensional.
Efekti i 3D muralit është pikturë iluzion e cila punohet në një objekt të sheshtë, përshtypja se një pikturë po hidhet jashtë kornizës së sajë, gjë që na bën të vëmë në dyshim perceptimin tonë të realitetit.
Projekti murali 3D në Preshevë në njërin ndër objektet më të vjetra në Preshevë tek “Korporata bujqësore” nisi më 2 qershor dhe u punua nga artisti Naim Idrizi nën organizimin e NGO BE ACTIVE 16, ndërsa u mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe Informacionit si dhe Kabineti i ministrit përgjegjës për zhvillimin e komunave të pazhvilluara në territorin e Serbisë.
“Muralin te cilin unë kam paraqitur është një Grerëz e ndalur në një hapsirë dhome ku ka filluar ti krijojë vrimat e shtëpis së sajë, hapsira e dhomës kam vendos të jetë ngjyrë e gjelbert me idenë të simbolizojë natyrën, poashtu kam paraqitur dhe një dritare në të cilin shihet qielli me ngjyrë të kaltër që na asocon në liri.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se insektet po zhduken me një ritëm alarmues në të gjithë botën për shkak të bujqësisë industriale, ndryshimit të klimës dhe humbjes së habitatit.
Grerëzat në fakt luajnë një rol vendimtar në ekosistem ngjashem si bletat vetem se ato kane shum me teper merita edhe pse te 2 insektet e kryejne te njejtin funksion mrojtjen e sistemit ekologjik, dhe meritojnë të njëjtin lloj vlerësimi dhe mbështetje publike.” ka shkruar piktori që realizoi këtë vepër.
Ky mural 3D iluzion ka zbukuruar objektin e vjetër 100 vjeçar në Preshevë.