Lajme

Sërish rritje e çmimeve të naftës

Çmimet e naftës kanë arritur në 120 dollarë dhe dalëngadalë po kthehen në nivele rekord.

Çmimi i naftës në tregun amerikan është 119 dollarë, që është një rritje prej rreth 1% krahasuar me ditën e djeshme. Tre javë më parë, një fuçi ishte deri në 10 dollarë më e lirë.

Çmimet e naftës në botë janë forcuar këto ditë dhe janë rreth nivelit maksimal të dy muajve. Pas rritjes së çmimeve për gjashtë ditë radhazi, një fuçi naftë Brent është më e shtrenjta që nga 25 marsi.

Fuçia është në nivelin e rreth 120 dollarëve dhe është rrugës për të regjistruar kërcimin më të madh javor të çmimeve që nga prilli, i nxitur nga frika e blerësve nga reduktimi i ofertës për shkak të ndalimit të mundshëm të BE-së për importet ruse të naftës dhe rritjes kërkesa për karburant në SHBA para sezonit të verës.

Related Articles

Back to top button