Lajme
Sezoni veror ende nuk ka filluar, por kolona të gjata në kufirin e Preshevës

Sezoni turistik veror fillon këtë fundjavë, kështu që trafiku në rrugët kryesore do të rritet, veçanërisht drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, njofton Shoqata Auto-Moto e Serbisë.
Sezoni veror ende nuk ka nisur, por turma në kufij ka. Nëse do të shkoni përtej kufirit, bëhuni gati të prisni në radhë.
Në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanovc gjatë ditës së sotme ka pasur kolona të gjata.
Vetëm korsia e emergjencës është bosh, në të gjitha korsitë e tjera, kolonat janë të gjata. Fjala është për vendkalimin Preshevë-Tabanovc i cili është i integruar, doganat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë punojnë së bashku, udhëtarët nuk ndalojnë dy herë, por vetëm një herë, në të dy drejtimet.