Shaip Kamberi për herë të pestë në Tërnoc kërkon një mandat të tretë të deputetit, pa Program politik
Sot lagja e Strukarëve në Tërnoc të Bujanocit voton për herë të pestë, për t’i siguruar mandatin e tretë Shaip Kamberit nga Partia për Veprim Demokratik.
PVD që nga viti 2006 ka dërguar deputetin e saj në parlamentin serb, herë si opozitë e herë si mbështetës i qeverisë serbe, por pa as edhe një rezultat konkret në dobi të shqiptarëve, që ata i kanë përfaqësuar.
Nuk mbahet mend të jetë realizuar qoftë edhe një projekt infrastrukturor, ku deputeti do të prente shiritin, si projekt të tij, të fituar nga niveli qendror, për t’i shërbyer popullatës që e dërgoi në parlament.
Poashtu, ndër temat më të ndjeshme për rininë e Luginës, nuk ndërmorën asgjë në njohjen e diplomave nga Republika e Kosovës, që rezultoi me shpërnguljen masive të rinisë sonë, që dita e ditës po boshatisë trevat e saj stërgjyshore në Luginë.
Shaip Kamberi përderisa ka inicuar amendament të veçantë për çështjen e Srebrenicës (që do të kishte kuptim më shumë për boshnjakët), ndërsa me një amendament të veçantë për shlyerjen e shqiptarëve nga regjistrat amë, që nga paslufta në Medvegjë, e masovikisht nga 2011-ta e këtej apo një amendament tjetër po aq me rëndësi për njohjen e diplomave të të diplomuarve luginas në universitetet e Kosovës, do të arsyetonte kërkimin edhe të një mandati të tretë, pavarësisht se a do të arrinte apo jo zgjidhjen e tyre.
Mos të flasim për përdorimin e simboleve kombëtare (përveç show-it me flamur në parlament), apo ndonjë të tërheqjes së ndonjë investitori në Luginë, për zbutjen e papunësisë dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginë, eventualisht edhe përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet publike qendrore.
Nëse temat më të ndjeshme nuk i kanë bërë përshtypje Shaip Kamberit dhe ish kolegëve të tij paraardhës dhe se sot prap i kërkohet popullatës t’i sigurojë mandatin e tretë të deputetit, po parashtrojmë pyetjen tonë publike për Shaip Kamberi, vallë çka na duhet pozita e deputetit, kur interesat tona kombëtare e vitale nuk përfaqësohen në parlament dhe nuk luftohet në rrugë parlamentare për realizimin e tyre?!.