Shaip Kamberi sot i treguam serbëve të Beogradit që ky është Tërnoc nuk është ‘kralevinë’ e tyre
Zgjedhjet parlamentare nuk u zhvilluan fare sot ne fshatin Ternoc, me vonese ka filluar hapja e vendvotimit dhe pas disa oreve u nderpre.
Arsyet qe dihen deri me tani jane mosmarreveshjet mes komisionereve nga Beogradi dhe komisionereve shqiptar dhe paralajmerimi se ne objektin e shkolles ku po mbaheshin zgjedhjet u pralajmerua se ka nje bombe, shkruan Presheva.AL
Shaip Kamberi, bartesi i listes se Koalicionit te Shqiptareve te Lugines ka sqaruar per publikun se serbet nga Beogradi nuk u lejuan te bejne si te dojne ata ne Ternoc.
“Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc.
Komisionerët e Ivica Daçiqit deshën ta bëjnë ligjin sot në Tërnoc, duke thënë se kjo është ‘kralevinë’.
Nuk i lejuam e as që do t’i lejojmë.” ka shkruar Kamberi ne rrjetin social facebook.
Kujtojme se Ternoci do te shkoje per here te peste ne zgjedhje te cilat priten te mbahen ne fillim te muajit korrik.