SHBA / Çmimi i benzinës shënoi rekord të ri mëngjesin e së dielës
Çmimi i një galon benzine të zakonshme arriti një moment historik gjatë fundjavës dhe vazhdon të rritet, duke kapur të dielën në mëngjes vlerën 5,01 dollarë, sipas AAA (Shoqata Amerikane e Automobilave).
Benzina arriti në 5 dollarë të shtunën në mëngjes për herë të parë ndonjëherë. Çmimi mesatar shkoi 18 cent në javën e kaluar dhe ishte 1.92 dollarë më i lartë se në këtë kohë vitin e kaluar.
Ka shumë pak gjasa që çmimi do të bjerë së shpejti. Kostoja e energjisë ka qenë një komponent kryesor që përbën inflacionin më të lartë që SHBA ka parë në 40 vjet. Në prill 2020 çmimet ranë në 1.80 dollarë për galon, me tendencën në ulje si pasojë e pandemisë, sipas shifrave të qeverisë. Një vit më vonë çmimi arriti në 3 dollarë dhe kaloi 4 dollarë këtë mars. Mesatarja shtetërore ka variuar nga 6,43 dollarë për galon në Kaliforni në 4,52 dollarë në Misisipi.
Çmimet globale të naftës janë rritur që nga dhjetori. Çmimi i naftës së papërpunuar ndërkombëtare është dyfishuar afërsisht në këtë kohë, ndërkaq në SHBA arrin të premten në më shumë se 120 dollarë për fuçi.