Shtetasve shqiptarë i kapen afër 30 mijë euro në kufirin e Preshevës
Më 04.06.2022, në dalje të pikës kufitare në Preshevë, doganierët në bashkëpunim me policinë kanë penguar tentimin për transferimin e gati 30.000 eurove të padeklaruara të fshehura në disa vende brenda veturës.
Valuta të padeklaruara u zbuluan kur në vendkalim mbërriti një automjet luksoz Mercedes S350 me targa shqiptare me tre pasagjerë që ishin nisur drejt Shqipërisë.
Të pyetur nga doganierët nëse kanë ndonjë gjë për të denoncuar, ata kanë thënë se me vete kanë sjellë vetëm sende personale dhe disa para.
Mirëpo, nga një kontroll i detajuar u zbulua se të tre pasagjerët kishin me vete 10 mijë euro dhe se shumë më tepër para ishin fshehur në vende të ndryshme në makinë.
Kështu, doganierët dhe punonjësit e policisë kanë gjetur valutë të padeklaruara në vlerë prej 28.840 euro në një jastëk të posaçëm në sediljen e shoferit, në një kasetë mes sediljeve të përparme, madje edhe në ndarjen e syzeve pranë pasqyrave.