Skandaloze: I ‘ashtuquajturi’ filozofi kosovar, Blerim Latifi nën ombrellën e organizatës terroriste FETO!
Promovimi i librit që himnizon jetën e një personi të akuzuar për vdekjen e qindra njerëzve në një vend mik të Kosovës dhe sulmet ndaj liderit të këtij vendi mik, përbëjnë çudi të mjaftueshme. Por, gjatë këtij eventi ka pasur edhe shumë çudi të tjera, përcjell Kosova Post.
Sipas kutit tonë, ishte pjesëmarrja e profesorit universitar, Blerim Latifi, ish-këshilltari i kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Ky i fundit ka pasur shumë konfrontime dhe polemika të ndryshme me mbështetës të liderit autoritar turk, Rexhep Taip Erdogan, por besohet që kureshtja më shumë sesa riforcimi i këtij konfrontimi ta ketë shtyrë drejt pjesëmarrjes.
Kujtojmë që z. Blerim Latifi ishte këshilltar i presidentit Hashim Thaçi dhe kryekuvendarit Kadri Veseli. I pari ndër të dy, ishte akuzuar nga opozita e atëhershme (VV) për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, e të cilët Turqia i akuzonte se kishin qenë të përfshirë në lëvizjen e Gylenit.