Sot mbahen zgjedhjet e pesta në Tërnoc
Në Tërnoc për sot për herë të pestë është paraparë përsëritja e votimit në zgjedhjet parlamentare.
Në qendrën e votimit numër 6 votimi do të përsëritet sipas vendimit të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve.
Votimi i parë i datës 3 prill, si dhe dy votimet tjera u anuluan për shkak të parregullsive të ndryshme, ndërsa i fundit më 23 qershor nuk u mbajt për shkak të mosmarrëveshjeve të anëtarëve të këshillit zgjedhor dhe raportit se në objektin e shkollēs ishte vendosur bombë.
Nga rezultati i votimit varet nëse Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, i udhëhequr nga Shaip Kamberi, do të ketë një deputet ne parlamentin ne Beograd.
Nëse koalicioni ka sukses, Partia Socialiste e Serbisë do të mbetet pa një deputet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Serbisë. Siç ishte njoftuar më herët nga KQZ, në atë vendvotim janë regjistruar 1089 votues.