Lajme
Turqia financon ndërtimin e parkut për fëmijë në Bilaç
Komuna e Bujanocit dhe agjencia turke për zhvillim TIKA do të financojnë bashkërisht ndërtimin e parkut për fëmijë në fshatin Bilaç.
Agjencia turke do të marrë pjesë në projekt me 35.000 euro, ndërsa komunae Bujankcit do të ndajë 22.000 euro.
Në seancën e kuvendit komunal të premten është miratuar protokolli për bashkëpunimin mes dy palëve në realizimin e projektit.
Bujanoci paraprakisht kishte njoftuar se TIKA do të financojë edhe renovimin e objekteve të bashkësisë lokale në këtë fshat.
Agjencisa turke TIKA deri më tani në Bujanoc ka financuar rindërtimin e shkollës fillore në Tërnoc të Madh, ndërsa këtë verë qyteti i Bujanocit ka marrë si donacion një kamion për grumbullimin e mbeturinave.