Vendimi i Qeverisë së Kosovës: Çmimi i naftës jo më shumë se 1.85 euro, i benzinës 1.74
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i ka publikuar çmimet maksimale të derivateve gjatë 24 orëve të ditës së hënë.
Në vendim bëhet e ditur se:
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 85 eurocentë për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 74 eurocentë për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 78 eurocentë për litër.
Sipas vendimit, Ministria e Tregtisë, çdo ditë do të caktojë çmimet tavan apo çmimet maksimale për shitjen e derivateve, varësisht edhe nga çmimi botëror i tyre.
Kohëve të fundit, çmimi i derivateve sidomos ai i naftës ka pësuar rritje, duke shkuar deri në 1.89 euro për litër.
Në mbledhjen e kaluar të qeverisë, ishte votuar propozimi i Ministrisë së Industrisë, Tregtisë për caktimin e një çmimi maksimal të derivateve.