Viola: Serbia duhet ta pranojë Kosovën nëse dëshiron të anëtarësohet në BE
Nëse dëshiron të anëtarësohet në BE, Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, por edhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, tha eurodeputetja Viola von Cramon.
“Nuk është një pyetje ‘ose-ose’. “Ne i dimë vështirësitë në këtë drejtim (vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë), (presidenti serb Aleksandar) Vuçiq shpjegoi gjithçka, por pavarësisht kësaj, ne duhet të shohim përkushtimin e Serbisë për t’u përballur me sanksionet kundër Rusisë dhe varësinë nga energjia ruse”, tha Viola von Cramon.
Në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, shtoi ajo, BE pret njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Detyrimet ekzistojnë edhe nga pala kosovare – zbatimi i vendimit të gjykatës për manastirin e Deçanit, për të përgatitur një projekt-plan për formimin e Unionit të Komunave Serbe”, tha von Cramon.