Lajme

Vuçiq: Pa Ramën, Ballkani i Hapur nuk do të mund të mbijetonte

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq falënderoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për përkushtimin që ka treguar për vazhdimin e nismës së Ballkanit të Hapur.

“Falënderoj Ramën, i cili ka qenë gjithmonë i fuqishëm. Edhe kur i është kërkuar të heqë dorë nga Ballkani i Hapur, ka treguar vendosmëri që të vijojë ta bëjë. Pa përkushtimin e tij, Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetonte”, tha Vuçiq në konferencën për mediat pas nënshkrimit të 4 marrëveshjeve mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ballkani i Hapur lindi si ideja e tre njerëzve, por sot është i gjithmonë e më shumë njerëzve. Mjafton të vish në Ohër me makinë dhe të kalosh doganën, për të parë ndryshimin, ku një tabelë e thjeshtë shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit të Hapur, që për të gjithë ata që transportojnë produktet e djersës së tyre do të thotë një çlirim i madh”, tha Rama.

Ai i bëri edhe një herë tjetër thirrje Kosovës t’i bashkohet nismës.

“Ballkani i Hapur as nuk ndalet, as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton është i destinuar të humbë kohë të çmuar për të përfituar nga kjo nismë. Ne jemi këtu dhe do të vijojmë të jemi këtu”.

Related Articles

Back to top button