Lajme
Zjarr në trafostacionin në rrugën Ramiz Sadiku
Në trafostacionin në rrugën Ramiz Sadiku, sonte në orët e mbrëmjes ka marrë flakë ormani i ndriçimit publik, ku është djegur orëmatësi.
Për këtë gjë janë informuar përfaqësuesit e EPS-it, të cilët e kanë evituar zjarrin, duke e shkëputur tensionin në linjën elektrike të ndriçimit publik.
Nesër ekipi profesional i mirëmbajtjes së rrjetit të ndriçimit publik do të verifikoje arsyet e paraqitjes së zjarrit dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e EPS-it do të rikthejnë në funksion rrjetin e ndriçimit publik, sa më parë të jetë e mundur.