A i mbyllni dritaret gjatë vapës?
Menduam se po bënim një gjë të mirë, por me sa duket jo.
Shpesh gjatë periudhës së verës kur nuk jemi aty, mbyllim të gjitha dritaret e shtëpisë dhe ulim grilat që të mos hyjë vapa. Duket se po bëjmë një gabim të madh.
Studime të shumta kanë treguar se cilësia e ajrit në dhomat më të vogla mund të përkeqësohet shpejt. Për shembull, në një studim që mati cilësinë e ajrit, u tregua se mos hapja e dritareve mund të rrisë ndjeshëm nivelin e dioksidit të karbonit mbi vlerat e rekomanduara. Në disa raste, niveli i dioksidit të karbonit ishte 75% më i lartë, gjë që u reflektua në cilësinë e dobët të ajrit. Cilësia e dobët e ajrit ndikon në gjumin, dhe përveç kësaj dëmton përqendrimin, efikasitetin e punës dhe imunitetin.
Studiuesit nga Universiteti i Mjekësisë i Nju Jorkut studiuan se si cilësia e ajrit ndikon në përqendrimin dhe efikasitetin e punës. Në këtë eksperiment morën pjesë 24 njerëz të shëndetshëm. Rezultatet treguan se përqendrimi i lartë i dioksidit të karbonit ngadalësoi ndjeshëm proceset e tyre të të menduarit.
Ekspertët rekomandojnë hapjen e dritareve disa herë në ditë dhe mbajtjen e tyre të hapur për të paktën 5 minuta. Kjo duhet të bëhet edhe kur jashtë është shumë nxehtë.
Ajrosni ambientet në orët e hershme të mëngjesit, gjatë natës ose në orët e vona të mbrëmjes.