Lajme

Ardita Sinani: Uron Kurban Bajramin

Te nderuar qytetar te komunes se Preshves, te dashura motra e vellezer musliman ane kend botes. Feja islame njeh dy festa kryesore njera nga keto eshte Kurban Bajrami kremte e madhe per te gjithe muslimanet . Ne festa si keto pavaresisht haleve dhe brengave, vuajtjeve , peripetive duhet te jemi te lumtur, te buzeqeshur sepse Krijuesi i gjithesise na mesoi se cdo buzeqeshje dhuarua familjareve, miqeve dhe dashamireve e kujte do pa dallim eshte sadaka, miresi e lartesuar tek Zoti.

Le te gjindemi prane nevojtarve bonjakeve,e te varferve, ndryshe nuk do te kete kuptim te plote Bajrami, vetem I perbashket gezimi ka kuptim.

E kemi mesim, obligim nga feja e pastert Islame qe gjerat e mira t’i ndajme ne mes veti. Ashtu si ne kete feste te gjithe at ate cilet per te madheruar Zotin per kete feste kane prere Kurban e ndajne mishin e tij me familjar, fqinje dhe nevojtar.

Ne kete feste te madhe le te shumefishojme lumturine ne menyre qe te kemi majftueshem per tan dare me te tjeret. Pra dhe lumturin e gezimin e kesaj dite ta ndajme sidomos me ata qeu sfiduan brengat, halle me jete te veshtire sepse pikerishte ata buzeqeshjen e kane me te radhe.

Le te jemi sa ma pak lakmitar e sa ma shume solidar, ky solidarizim ten a sherbej qe veprat e mira ten a kthehen ne praktike te perditeshme gjate gjithe jetes sone. Le te sherbeje kjo feste e madhe e dalluar nga Zoti si shembull I perhershem perte gjithe se si duhet te veproje njeriu I devotshem. Njeriu i devotshem qe zgjat doren e ndihmes shtrine doren e pajtimit, shtrengon duart e te gjithe atyre qe jane te gatshem per shoqeri ku mbreteron dashuria ndervellazerore.

Prandaj duke uruar me zemer me te mirat qofte festa e kurban Bajramit gezim e kremtim per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne. Me fate.

Related Articles

Back to top button