Lajme

Bashkatdhetari nga Zvicra dhuron donacion makinën për ngjitjen e PE gypave për sistemin e ujit N.P Moravica

Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar në ndërmarrjen publike “Moravica” në Preshevë dhe vështirësinë në zgjidhjen e problemeve të defekteve që shkaktohen në sistemin e rrjetit të ujit, bashkatdhetari nga Presheva që jeton dhe punon në Sangal të Zvicrës gjatë qëndrimit të këtij pushimi në vendlindje, e pa të arsyeshme që sadopak të kontribuonte në zbutjen e këtyre problemeve, shkruan Presheva.AL

Muhamet Ismaili nga Presheva i cili pushimet e këtij viti në vendlindje i shoqëroi me një donacion për NP Moravica, ai përveç rrobave të punës për punëtorët e terrenit si donacion dorëzoi edhe makinën për ngjitjen e PE gypave për sistemin e ujit.

Ky donacion sipas drejtorit të kësaj ndërmarrje është një donacion me vlerë dhe tani e tutje Moravica nuk ka nevojë të angazhojë ndërmarrje tjera për zgjidhjen e këtij problemi.

“Me këtë dhuratë të z. Muhametit, ndërmarrja jonë më nuk është e detyruar që gjatë punimeve më të mëdha në sistemin e ujësjellësit të angazhojë ndërmarrje private që posedonin këtë lloj makine, siç ishte rasti në vendosjen e gypit të ri në Çukarkë” ka thënë drejtori.

Related Articles

Back to top button