Lajme

Biden në Ditën e Pavarësisë: Ne qëndrojmë si fener për botën

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë fjalën e presidentit Joe Biden për 246-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“E kam thënë prej kohësh se Amerika është unike! Ndryshe nga çdo komb tjetër në Tokë, ne u themeluam bazuar në një ide. Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme – mes tyre jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.

Dhe ndërsa ne nuk i kemi arritur asnjëherë plotësisht ato fjalë, ne kurrë nuk kemi hequr dorë prej tyre. Ata vazhdojnë të na gjallërojnë dhe na kujtojnë atë që ne si amerikanë, në më të mirën tonë, besojmë: ne, amerikanët – ne besojmë në ndershmëri dhe mirësjellje, në trajtimin e të gjithëve me dinjitet dhe respekt, në dhënien e një mundësie të barabartë për të gjithë, duke mos kërcënuar askënd, duke mos krijuar asnjë vend të sigurtë për urrejtjen dhe duke mos lënë askënd pas.
Ne udhëheqim me fuqinë e shembullit tonë, jo me shembullin e fuqisë sonë. Ne jemi pjesë e diçkaje shumë më të madhe se ne. Ne qëndrojmë si një fener për botën. Të tillë jemi ne. Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka thënë Presidenti Biden.

Related Articles

Back to top button