Lajme
Bujanoci në mëngjes vendi më i ndotur në Serbi, tymi mbulon rrugët e qytetit
Për shkak të zjarrit në deponinë, ajri në Bujanoc është më i ndoturi në Serbi të dielën (24 korrik), me vlera disa herë më të larta se normalja, siç tregojnë 4 aparate klimaterike të instaluara në disa lokacione të qytetit.
Erë e keqe ndihet në të gjitha pjesët e qytetit dhe rrugët janë të mbuluara me tym dhe dukshmëria është si në vjeshtë dhe dimër kur bie mjegulla.
Fotot që shihni janë bërë mëngjesin e sotëm midis orës 6-7 të mëngjesit.