Cilat janë çmimet aktuale të karburanteve në Evropë: Më të lirat në Rusi
Çmimet më të ulëta të karburanteve në fund të korrikut janë në pikat e karburantit në Rusi dhe Bjellorusi, ndërsa benzina, sipas standardit, është më e shtrenjta në Norvegji, Finlandë, Islandë, Zvicër dhe Holandë, ku arrin 2.5 euro për litër, sipas të dhënave nga faqja e internetit Cargopedia.net, percjell Presheva.AL.
Në Rusi çmimi i benzinës është 84 cent, kurse nafta 86. Në Bjellorusi është pak më i shtrenjtë, 96 cent për litër.
Në Islandë një litër benzinë kushton 2.4 euro, në Norvegji 2.35 euro dhe në Finlandë 2.20 euro. Për këtë karburant paguajnë nga 2 deri në 2.2 euro në Danimarkë, Irlandë, Zvicër dhe Holandë, ndërsa karburanti më i lirë në këtë grup vendesh është në Suedi, ku kushton 1.97 euro për litër.
Kur bëhet fjalë për ballkanin perendimor, Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët të benzinës, me 1,54 euro, ndërsa Sllovenia ka çmimin me 1,68 euro, Shqipëria ka çmimin më të lartë me 1,81 euro. Ne Kosove çmimi i benzinës është 1.58 euro. Në Kroaci një litër benzinë është 1.65 euro, në Bosnje 1.71, ndërsa Serbia është në mes të listës me çmim 1.68 euro për litër.
Në rajon çmimi më i lartë është në Greqi, ku duhet të ndahen 2.17 euro për një litër, ndërsa më i liri është në Turqi, ku litri është 1.23 euro. Në pjesën tjetër të rajonit çmimet janë relativisht uniforme, pra në rangun prej 1.55 euro në Poloni dhe deri në 1.87 në Republikën Çeke, janë edhe Bullgaria, Rumania, Sllovakia.
Në Ukrainë, çmimi i benzinës është 1.35 euro për litër, dhe 1.48 euro për naftë.
Benzinën më të lirë mund ta gjeni në Maltë, ku litri kushton 1.33 euro ose në Moldavi, ku kushton 1.44 euro për litër.
Ndër vendet e Evropës Perëndimore, banorët e Britanisë së Madhe paguajnë çmimin më të lartë, rreth 2.2 euro për benzinën dhe 2.3 për naftën. Në Itali një litër është 1.92 euro, në Francë 1.86, në Spanjë është 1.89 dhe në Gjermani 1.74 euro për litër.