Lajme

Doganierët në kufirin e Preshevës gjetën 100 mijë euro në një qese me ushqime

Doganierët në bashkëpunim me policinë në pikën kufitare të Preshevës kanë parandaluar tentimin për kontrabandim të mbi 100.000 eurove të fshehura në një qese me ushqime.

Shkelja u zbulua mbrëmjen e djeshme kur në dalje të vendit ka mbërritur një “JEEP WRANGLER JK UNLIMITED” me targa gjermane, në të cilën udhëtonin drejt Greqisë një shtetas i huaj dhe bashkëshortja e tij.

Në pyetjen e zakonshme të doganierit, pasagjeri mohoi se kishte diçka për të deklaruar.

Por, gjatë kontrollit doganierët fillimisht kanë zbuluar në çantën personale të shoferit mbi 22 mijë euro, për çka ka vazhduar kontrolli i detajuar.

Pak kohë më pas, 80 mijë euro të tjera u zbuluan në çantën me ushqime për udhëtim, e cila ndodhej para sediljes së pasagjerit.

Ua rikujtojmë udhëtarëve se kufiri i sasisë së valutës qe te keni me vete nuk ka ndryshuar dhe se është 10 mijë euro dhe se gjithçka mbi këtë shumë duhet të deklarohet si në hyrje ashtu edhe në dalje nga vendi.

Related Articles

Back to top button